Enca Haxhia gjatë ditës së djeshme ka thumbuar kolegët e estradës shqiptare.
Këngëtarja kishte thënë se po mos të ekzistonte ajo, industria muzikore do të ishte tejet e mërzitshme.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme me një mesazh të ngjashëm ka ardhur edhe reperi prishtinas, i njohur më mirë si Capital T.
Artisti kohët e fundit ka publikuar këngë njëra pas tjetrës, brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe kjo e ka bërë të ndihet krenar.
“Ka një për çdo muaj, tjerët flenë gjumë”, ka shkuar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Trim Ademi.
Ndryshe, Enca dhe Capital T janë duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore si dhe gjatë verës kanë paralajmëruar që do të mbajnë disa koncerte.