Këngëtarja e njohur Enca Haxhia nuk po kalon momentet më të mira të karrierës së sajë. Duke mos u dëgjuar dhe ftuar nëpër mbrëmje muzikore si më parë.
Këngëtarja vazhdon të jetë shumë aktive me projektet e sajë, por këngët e sajë më nuk po pëlqehen, e ndoshta ky fakt e ka shtyre Encen që të provoj edhe me tallava, siç bëri me këngën në bashkëpunim me këngëtarin Muharrem Ahmeti.
Kënga është tipik këngë tallava, ani pse Enca mundohet të provokoj me zhveshje, kënga nuk bëri bujë.
Enca provoj përsëri më një tjetër projekt pas atij tallava, por as projekti ri nuk po i ecën mirë. Sigurisht edhe në projektin e ri Enca shfaqet me tendenca për të provokuar, duke realizuar videon në plazhe, e duke u shfaqur në bikini së bashku me shumë modele, por si duket as këto skena të Ences nuk po e marrin më vëmendjen e publikut.
Ndoshta Enca duhet të përqendrohet më shumë në aftësitë vokale, kuptohet nëse e ka një aftësi të tillë, ose në tekste më të mira, se me zhveshje më nuk po i ecën.