Enca Haxhia, topless në filmin e dytë të Ermal Mamaqit

Enca Haxhia, topless në filmin e dytë të Ermal Mamaqit

Ermal Mamaqi do të nxjerrë së shpejti filmin e tij të dytë komedi “I Love Tropoja”. Sikurse u bë e ditur pak ditë më parë, përmes disa fotografive të siguruara nga Xing.al, Enca Haxhia do të jetë pjesë e kastit të aktorëve.

Në një foto të publikuar së fundmi nga Ermali në “Instagram”, Enca duket se do të ketë një rol mjaft provokues. Ajo shihet topless përkrah një doktori, i cili merret me ndërhyrjet plastike. “Dita e parë e xhirimit duket shumë e nxehtë”-ka shkruar Ermali.