Enca ka një kusht që të publikojë këngën e re

Enca ka një kusht që të publikojë këngën e re

Këngëtarja, Enca Haxhiu është emër shumë i përfolur në mediat rozë për jetë e saj, shkruan Insajderi.

Ajo është shume aktive me postime në Instagram ku se fundi ka treguar se ka përfunduar xhirimet e projektit të ri muzikor.

‘Suavele’, mban titullin kënga e Encës të cilën e ka përgatitur me videoklip.

Megjithatë, ajo ka një kusht për fansat e saj për lansimin e këtij projekti muzikor.

 

Ajo ka kërkuar nga fansat 5000 komente që ajo ta publikojë atë.

“Një projekt ndryshe, nëse bahen 5000 commente sonte, kenga del ne 29.07 “SUAVELE” soon!”, ka shkruar Enca në përshkrimin e postimit.

Ndryshe, ‘Rakia’, është klipi i fundit i këngëtares i realizuar së fundmi.

Kjo këngë pati reagime të ndryshme për shkak të skenave të nxehta në klip.

 

Pjesë e këtij klipi ishte edhe modeli, Beart Rexhepi./Insajderi.com