Enca nuk i kupton njerëzit që shprehen me cinizëm për ditën e të dashuruarve, duke argumentuar se edhe dashuria duhet të ketë një ditë të veçantë – edhe pse ajo duhet të dhurohet çdo ditë, njofton Insajderi. Këtyre personave ajo u referohet si Grinç – karakteri i animuar që urrente Krishtlidjen.
“Njerëzit që thonë se janë ‘kundër’ Shën Valentinit më duken si Grinç”, shkruan ajo duke vazhduar, “Sidomos ata që thonë ‘nuk duhet shprehur dashuria veç një ditë’”.
“Dashuria shprehet çdo ditë, por vetë dashuria meriton të ketë një ditë ‘celebrimi’ ashtu siç festohet dhe festa e nënës, apo ditëlindja apo viti i ri”.
Më pas ajo thotë që kjo ditë duhet shënuar me një dhuratë, çfarëdo qoftë ajo.
“Jo po pse bo dhurata në një ditë të caktuar. Duhen bërë që ç’ke me të. Aq sa ke mundësi dhe dëshirë… trëndafila, darkë, dhurata etj. Bëjeni partnerin tuaj të ndihet i dashuruar”, shkruan ajo në një tjetër postim në Instagram.
Gjithë këtë ajo e përmbyll duke thënë se është shumë mos vlerësuese nëse nuk i dhuroni diçka partneres tuaj, duke hedhur edhe një deklaratë thumbuese.
“Më duke shumë koprraci dhe mos vlerësuese të mos i bësh dhuratë partneres/partnerit dhuratë sado të vogël. Vajza, burrat pa asnjë dysh në xhep nuk meritojnë të dashura”, shkruan ajo. /Insajderi.com