
Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia është emër shumë i përfolur në mediat rozë, shkruan Insajderi.
Ajo javë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Rakia”, i cili u komentua mjaft shumë për skenat e nxehta në klip.
Pjesë e projektit ishte modeli dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi.
Me këtë të fundit duket se po shoqërohet sërish, pasi janë fotografuar së bashku në Prishtinë.
Enca ka publikuar një video në Instagram e cila shfaqet shumë e afërt me Beartin.
“Prishtina, Tirana”, ka qenë përshkrimi i fotografisë shoqëruar edhe me një ‘emoji’ të zemrës.
Të njëjtit kanë lënë vend për dyshime, pasi Bearti duket se e ka mbështjellë për krahu artisten e njohur dhe në media është qarkullua për një lidhje të mundshme qiftit.
Sido që të jetë, ne presim ndonjë deklarim nga dyshja në fjal./Insajderi.com