Enca pranon lajmin e shtatzanisë: Jam në pritje të ëmbël

Enca pranon lajmin e shtatzanisë: Jam në pritje të ëmbël

Pas aludimeve këngëtarja zgjodhi që të pranojë lajmin e bukur me fansat duke konfirmuar se ishte në pritje të ëmbël. Por pa humbur shumë kohë, ajo tregoi se nuk ishte as vajzë e as djalë, por është në pritje të një balade.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura. Jam në një pritje të ëmbël, por nuk është as vajzë e as djalë. Këtë pritje të ëmbël do e bëjmë bashkë sepse është një baladë, që mezi pres ta ndaj me ju. Në fillim të 2019-ës, do e nisim mbarë bashkë! Atë që po pres e kam në studio, jo në stomak” – shpjegoi Enca Haxhia.