Ëndërr e bërë realitet, Oriola Marashi sfilon për markën ndërkombëtare

Ëndërr e bërë realitet, Oriola Marashi sfilon për markën ndërkombëtare

Oriola Marashi është një nga modelet më  të kërkuara shqiptare e cila ndër vite ka sfiluar për shumë marka. Mirëpo prej disa ditësh bukuroshja shqiptare ka qenë jashtë Shqipërisë ku dhe është pergatitur për një nga sfilatat më të rëndësishme të karrierës së saj.

Mbrëmjen e djeshme, Oriola ka sfiluar në pasarelë për markën e famshme në të gjithë botën ‘Guess’. Kanë qenë miqtë e  saj, Endrit Mërtiri dhe Alban Ramosaj ata që kanë publikuar disa  foto dhe video nga moment kur Oriola kalon në pasarelë.

Në një  video tjetër ajo madje prezantohet për të gjithë dhe plot krenari zbulon se është një modele nga Shqipëria. Sfilata është mbajtur në Barcelonë ku të pranishëm kanë qenë shumë personalitete të njohur dhe gjithashtu modele të famshme.