lista e artistëve që do të marrin pjesë në " />

Eneda Tarifa e vetmja artiste që triumfoi në të gjitha festivalet më të rëndësishme shqiptare

Eneda Tarifa e vetmja artiste që triumfoi në të gjitha festivalet më të rëndësishme shqiptare

Gjatë ditës së djeshme, u publikua edhe lista e artistëve që do të marrin pjesë në edicionin e 59-të të “Festivalit të Këngës”, që zgjedh edhe fituesin i cili më pas do të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin evropian, “Eurovision 2021”, njofton Insajderi.

Natyrisht, spektaklet e cdo viti, na bëjmë të kujtojmë më nostalgji edhe fituesit e mëparshëm të Festivalit – që shpeshherë ka nxitur edhe debate kur është zgjedhur fituesi.

Kujtojmë vetëm edicionin e shkuar, ku i gjithë publiku ishin ndarë në mënyrë të prerë mes Elvana Gjatës dhe Arilena Ala, ku kjo e fundit triumfoi.

Një tjetër përfaqësim i denjë na kujton edhe artisten Eneda Tarifa, e cila si fituese e “Festivalit të Këngës”, përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e vitit 2016, me këngën “Fairytale”, e kompozuar nga Olsa Toqi.

Por nuk ishte kjo fitorja e vetme e këngëtes në festivalet më me nam të trojeve shqiptare.

Në edicionin e shtatë të “Top Fest”, Tarifa rrëmbeu çmimin e parë për këngën “Me Vete”.

Një tjetër spektakël i shumë ndjekur është edhe “Kënga Magjike”, ku këngëtarja sërish merr çmimin e parë. Vitin e kaluar “Ma zgjat dorën”, i siguroi asaj çmimin e parë, me një rezultat shumë të ngushtë me këngëtaren ferizajase, Fifin.

Tre festivale shumë të rëndësishme të vendit dhe tri trofe për Eneda Tarifën, e bëjnë artisten e vetme deri më tani, mbajtësen krenare të vendeve të para. /Insajderi.com