Eneda Tarifa vazhdon të jetë e përkushtuar në karrierën e saj muzikore dhe televizive, më se e lumtur kështu siç është. Por, nuk do i thoshte jo një martese të dytë, nëse do i vinte përsëri në jetë, deklaroi ajo, njofton Insajderi.
E ftuar në “Shiko Kush Luan”, moderatorja / këngëtarja u pyet për të ardhmen dhe nëse do mendonte për një martesë të dytë.
“Unë mendoj se dasma duhet të vijë si fryt i një dashurie të madhe dhe mendoj se nëse vjen, pse jo… Nuk jam e mbyllur ndaj një martese të dytë, por nuk e kërkoj. Nuk jam duke e kërkuar fare. Absolutisht! Jam shumë mirë kështu”, tha ajo.
Në vitin 2018, historisë së dashurisë 18-vjeçare të Enedës dhe Erjon Zaloshnjës, i erdhi fundi kur çifti i martuar vendosën të divorcoheshin. Periudha e pas-ndarjes, ka lënë të kuptohet se dyshja ende kanë raporte të mira, dhënë faktin që janë edhe prindër të një vajzë me emrin Aria. /Insajderi.com