Këtë paradite, këngëtarja Eneda Tarifa bëri një lidhje direkte në llogarinë e saj në Instagram.
Teksa po pristë që disa ndjekës të kyçeshin në lidhje, ajo u shfaq në shtëpi e veshur me tuta dhe po pinte një gotë kafe.
Më pas ajo zbuloi se ka rezultuar pozitive për Coronavirus. Dyshimi i parë erdhi kur ajo humbi shijen dhe nuk priti më shumë që të bëjë tamponin.
Këngëtarja që së fundmi iu rikthye ekranit si prezantuese në “Portokalli”, shpjegon që është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Beson që përveç humbjes së shijes dhe nuhatjes, simptomat e saj nuk do të përkeqësohen më tej.
Ndjen shumë keqardhje për faktin se sa ia ka nisur punës, u desh të shkëputej, por e kupton se kjo është më e mira që mund të bëjë për të gjithë. Ajo po vijon vetë-izolimin në shtëpi me familjen e saj. /Insajderi.com
View this post on Instagram