
Eni Koçi shumë shpesh tregohet e afërt më fansat e saj duke mundësuar atyre që ta pyesin çka do që dëshirojnë nga ajo.
Ajo së fundi në Instagram ka hapur opsionin pyetje -përgjigje ku një pjese e madhe kishin pyetur për lidhjen e saj më Genc Prelvukaj.
“Kur do e bësh dasmën?”, ka qenë pyetja e bërë në InstaStory nga një ndjekëse e 25 vjeçares.
“Nuk besoj që do të bëjë dasmë. Çdo ceremoni simbolike e kemi bërë vetëm me familjet tona”, është përgjigjur Eni.
Genci dhe Eni janë fejuar në vitin 2019 dhe tashmë jetojnë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sa i përket prurjeve të reja në muzike, Genci është më aktiv se Eni, ku kënga e fundit e saj është para disa muaj me grupin Fisnikët.
Ndërsa, projekti i fundit i Gencit është bashkëpunimi me Shaolin Gang dhe Albash Eagle i titulluar “Stay”.