Enrique Iglesias dhe Anna në pritje të një fëmije

Enrique Iglesias dhe Anna në pritje të një fëmije

Dy vite pasi solli në jetë binjakët, partnerja e Enrique Iglesias, Anna Kournikova thuhet se është në pritje të ëmbël.

Anna dhe Enerique janë fotografuar së fundmi nga revista spanjolle “Hola” dhe ish-tenistja shihet me barkun e rrumbullakosur.

Ata ndodheshin në një jaht teksa po shijonin momente pranë njëri-tjetrit dhe në foton e shkrepur duket qartë barku i Anna-s.

Barku i rrumbullakosur bie shumë në sy dhe duket se lajmin e shtatzënisë çifti e ka mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë.

Dyshja nuk ka reaguar ende lidhur me fotot, megjithatë  nuk na vjen çudi.

Ata gjithmonë janë përpjekur që të mbajnë jetën private sa më larg mediave, duke preferuar që gjërat e bukura t’i shijojnë në privatësi.

Në vitin 2017 çifti bekoi dashurinë me ardhjen në jetë të binjakëve, Lucy dhe Nicholas.

Anna dhe Enrique janë njohur që në vitin 2001 dhe marrëdhënia e tyre ka kaluar disa peripeci.