
Enver Petrovci është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në repartin e kardiologjisë, merr vesh Insajderi.
Aktori dhe regjisori 66 vjecar po qëndron i shtrirë nën përkujdesjen e mjekëve mirëpo gjendja e tij aktuale nuk dihet.
Krahas roleve të shumta, aktori, regjisori dhe skenaristi është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë. /Insajderi.com