Era Istrefi fyen rëndë fansat

Era Istrefi fyen rëndë fansat

Era Istrefi pritet që bashkë me motrën e saj, Nora Istrefi ta lansoi këngën e saj më të re, “Nuk e di”.

Premiera e kësaj kënge pritet të jepet ditën e premte, më 19 prill dhe të dyja motrat e kanë promovuar këtë këngë nëpër rrjetet sociale pothuajse dy javë se kur do të publikohet në këtë datë.

Megjithatë, duket se disa fansa kanë publikuar në versionin audio këtë këngë të dy motrave dhe kjo ka bërë që Era të bëj “lojë fjalësh” me një status të saj në Instagram.

“Leak my ass…”, ka shkruar ajo, që në shqip do të thotë “Lëpimani b…”, mirëpo “leak” në anglisht ka edhe domethënien e fjalës “rrjedh”, që asocon me rrjedhjen e këngës së dy motrave nëpër rrjetet online para se ajo të publikohet.

View this post on Instagram

Leak my ass ?

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on