Era Istrefi: Jam në procese shumë të ndërlikuara ligjore

Era Istrefi: Jam në procese shumë të ndërlikuara ligjore

Era Istrefi gjatë ditës së djeshme publikoi këngën “No Maybes” në duet me Arash dhe DJ Ikay Sencan.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja bëri të ditur se kjo këngë ishte realizuar plot dy vite më parë.

Në një tjetër postim, Era sqaroi edhe arsyen përse u vonua kaq gjatë ky projekt i saj.

‘Të më lansohen këngët pas 2 vitesh që i bëj, përshembull kjo e fundit ‘No Maybes’ për mua nuk është e lehtë se tani jam në tripa tjerë e valë tjetër e kam shumë gjëra më ‘zjarr’. Por, nganjëherë ky është efekti anësor i të qenurit artist ndërkombëtar. Supozoj që çdo e mirë ka edhe ndonjë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni e du shumë. Është thjesht, që mezi po pres me iu lëshu këngë t’reja. Ishalla s’vdes
pa. E kur po m’pysni përse? Është vështirë sepse akoma jam në procese shumë të ndërlikuara ligjore. Ama si gjithçka tjetër që e kam arritur në jetë (falemnderit Zot) edhe këtë kam për ta arritur”, ka shkruar ajo.

Sonte në Review, Teuta Krasniqi direkt nga karantina