Era Istrefi, me këngëtarët e njohur në festivalin në Rumani

Era Istrefi, me këngëtarët e njohur në festivalin në Rumani

Këngëtarja Era Istrefi do të jetë një nga këngëtaret që do të ngjitet në skenën e festivalit UNTOLD në Rumani.

Era Istrefi, krahas edhe emrave tjerë si Charli XCX, Elle Exxe, Ellie Goulding, Martin Garrix, do të ngjitet në skenën e festivalit në Cluj Napoca në Rumani, nga data 3 deri me 6 gusht.

UNTOLD ka marrë çmimin si festivali më i mirë për vitin 2015-të në Çmimet Evropiane Muzikore.