Era Istrefi merr një buqetë me lule : “Më ke munguar shumë”

Era Istrefi merr një buqetë me lule : “Më ke munguar shumë”

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, njoftoi ditën e djeshme se ndodhet në Amsterdam, pasi publikoi disa pamje nga momenti kur po bënte një tatuazh.

Amsterdami duket se është vendi ku jeton dhe motra e saj Nita, e cila është e vetmja në familje nga vajzat që qëndron larg vëmendjes së publikut dhe nuk u bë pjesë e tregut të muzikës..

“Më ke munguar shumë, faleminderit për lulet Nita”, shkruan në një prej postimeve Era, ku shfaqet e motra me tufën në dorë.

Këngëtarja 26-vjeçare para pak ditësh i tregoi fansave se po vjen në bashkëpunim me artistin francez, Willy William.