Era Istrefi ndau me fansat atë që mezi po prisnin ta shihnin

Era Istrefi ndau me fansat atë që mezi po prisnin ta shihnin

Që nga bashkëpunimi me artistin rus Sayonara Boy, Era Istrefi ka më shumë se një vit që nuk ka publikuar një këngë solo për të gjithë fansat e saj të qëndrojnë në pritje, njofton Insajderi.

Këngëtarja rrallë herë ofron përditësime për muzikën e saj, duke lënë fansat shumë kureshtarë për prurjet muzikore të saj.

Era po jeton mes Anglisë dhe Prishtinës, e së fundmi është bërë rezidente ne Britani të Madhe, lajm të cilin ajo e ndau në Instagram për të gjithë ndjekësit e saj.

Por a ka këngë të reja nga ajo? Kjo është pyetja që ndjekësit e saj kanë gjithmonë. Dhe po, Era Istrefi ka dhjetëra këngë të reja.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku publikoi lista me këngë demo që ajo ka krijuar. Aty mund të vërejmë edhe disa nga titujt e këngëve, që datojnë në më shumë se para një viti.

Tani që të gjithë kuptuam se ajo ka shumë këngë demo, pyetje e vetme është, kur do t’i lansojë ato? /Insajderi.com