Era Istrefi në pushime me DJ-n e njohur

Era Istrefi në pushime me DJ-n e njohur

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi është mjaft e dashur nga publiku, e shumë momente të jetës së saj, po i ndanë me publikun

Bukuroshja jonë ka publikuar kohët e fundit një video projekt muzikor gjersa ka mbajtur edhe disa koncerte.

Ajo së fundi ka nisur pushimet verore dhe si destinacion për relaksim ka zgjedhur plazhet fantastike të shtetit grek – Mykonos.

Mirëpo Era nuk ka shkuar e vetme por shoqërohet edhe nga DJ i famshëm, Julian Perretan, me të cilin është përfolur se është në lidhje.

Dyshja është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në fotot e tyre në Instagram nuk kanë munguar komentet ngacmuese, që i kanë rënë në sy të gjithëve.

Këngëtarja ishte ulur në karrigen e pasagjerit teksa Juliani i voziste.