Era Istrefi është rikthyer në studio të krijuesit të hitit “Bon Bon”, Donat Prelvulaj i njohur ndryshe si Cricket, si duket puna për një hit të ri ka filluar.
Ishte pikërisht kënga ‘BonBon’ që i solli suksesin ndërkombëtar yllit kosovar, Era Istrefit. Kjo këngë bëri bujë në gjithë botën, duke i ofruar Erës edhe kontratën me një nga kompanitë më të mëdha muzikore në botë “Ultra Sony Music”.
Pas kontratës me Ultra Music, Era udhëtoi drejt Amerikës për të punuar këngët e reja, njëra ndër to edhe u plasua, shkruan KultPlus.
Por, ‘Redrum’ nuk arriti të marrë vëmendje e këngës ‘Bon Bon’.
E si duket nostalgjia për atë këngë dhe atë kohë kur Era filloi të dëgjohet në tërë botën, bëri që ajo të rikthehet përsëri te krijuesi i “Bon Bon”, Donat Prelvukaj.
Ata janë parë bashkë në studio te Cricket dhe si duket kanë filluar punën për një hit të radhës.
“Pas “BON BON” i cili ishte një hit madhor, është e drejtë të thuhet se mund të prisni dhe një tjetër @strefie”, ka shkruar Cricket në Instagram.