Era Istrefi shfaqet në plazhin grek me një VIP

Era Istrefi shfaqet në plazhin grek me një VIP

Era isterfi është një ndër këngëtaret më të përfolura të estradës sonë muzikore, e cila ka bërë famë edhe ndërkombëtare.

Bukuroshja jonë ka publikuar kohët e fundit një video projekt muzikor gjersa ka mbajtur edhe disa koncerte.

Ajo së fundi ka nisur pushimet verore dhe si destinacion për relaksim ka zgjedhur plazhet fantastike të shtetit grek – Mykonos.

Por, bukuroshja nuk ka shkuar e vetme teksa po shoqërohet edhe nga DJ i famshëm, Julian Perretan, i cili është raportuar se është i dashuri i biondinës.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në fotot e tyre në Instagram nuk kanë munguar komentet ngacmuese, që i kanë rënë në sy të gjithëve.

Këngëtarja ishte ulur në karrigen e pasagjerit teksa Juliani i voziste veturën ndërsa në karriget e pasme qëndronin dy vajza të tjera.

Ndryshe, ata janë së bashku edhe me Dj e njohur, Diplo, i cili ka performuar në klubet e njohura të vendit.