Era Istrefi zhvendoset përtej oqeanit

Era Istrefi zhvendoset përtej oqeanit

Këngëtarja që gjithmonë ka udhëtuar mes Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, Era Istrefi tashmë ka vendosur të shpërngulet në Britaninë e Madhe.

Kjo për shkak se ajo ka fituar rezidencën në këtë vend. Sipas ligjeve të atjeshme, ju jeni rezident automatikisht nëse: keni kaluar 183 ose më shumë ditë në vend në vitin e taksave ose nëse shtëpia juaj e vetme është në Mbretërinë e Bashkuar – ju duhet të keni pasur në pronësi, me qira ose jetuar në të për të paktën 91 ditë në total – dhe keni kaluar të paktën 30 ditë atje në vitin e taksave, njofton Insajderi.

Era Istrefi postoi një sërë fotografish në një album të vetëm në Instagram ku shkrun, “Sapo mora rezidencën”.

View this post on Instagram

Just got the Residency🇬🇧🍾

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Nga ana profesionale, këngëtarja është shkëputur nga publikimi i këngëve të reja, ndonëse në llogarinë e saj në Instagram, ajo shpeshherë lë të kuptohet që po punon në muzikë.

Në korrik u përfol për një bashkëpunim me reperin ferizajas Butën, por që një e tillë nuk është  konkretizuar – akoma të paktën. /Insajderi.com