Erion Veliaj takohet me këngëtaren e njohur kosovare

Erion Veliaj takohet me këngëtaren e njohur kosovare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mirëpritur sot (e premte) në zyrën e tij këngëtaren e madhe, Adelina Ismiali.

Dyshja në fjalë publikuan fotografi në rrjetet sociale nga takimi i tyre, ku dukeshin të buzëqeshur teksa pozonin para kamerës.

“Një takim i mrekullueshëm, me një njeri të mrekullueshëm në një qytet të mrekullueshëm”, ka shkruar Adelina në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BtWIqMGhsGc/?utm_source=ig_embed

Ndërkohë, kryebashkiaku Veliaj ishte pak më misterioz në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë në dyshime ardhjen e këngëtares nga Prishtina në Tiranë.

“Shih kush ka ardhur në Tiranë! Ç’surprizë ka Adelina vallë?”, ka shkruar Veliaj.

Kjo ka lënë të aludohet se vizita e saj atje mund të ketë të bëjë me realizimin e mundshëm të një koncerti në Tiranë, gjë për të cilën Ismaili nuk ka dhënë detaje deri më tani.

Erion Veliaj ka nderuar me mirënjohje këngëtaren nga Kosova, e cila i ka dhuruar shumë artit shqiptar, gjersa edhe një pjesë të karrierës e ka ndërtuar duke u prezantuar në festivalet e Shqipërisë./ Insajderi.com