Erioni puthet me Rrushen në takim, Mikela lë studion

Erioni puthet me Rrushen në takim, Mikela lë studion

Puntata e së enjtes në “Për’puthen” u zhvillua me shumë tension dhe diskutime.

Kjo për shkak të takimit që kishin zhvilluar Rrushja me Erionin, ku të dy ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Takimi i dy konkurrentëve nga Kosova u zhvillua në ditën e Shën Valentinit, ku Erioni ishte kujdesur të përgatiste një darkë romantike dhe i dhuroi një buqetë me trëndafila të kuq.

Mes dy konkurrentëve, të cilët njihen që nga jashtë “Për’puthen”, pasi kanë pasur një njohje pesë vite më parë, nuk munguan në asnjë moment flirtimet.

Afrimiteti i tyre nervozoi shumë Mikelën, e cila ditë më parë është deklaruar për Erionin.

Në një moment, ajo e nervozuar vendosi të largohet nga studio.

Menjëherë pasi Mikela la studion, Erioni i shkoi nga pas dhe la takimin e tij me Rrushen duke u transmetuar në ekran./Insajderi.com