Ermal Fejzullahu, Ghetto Geasy dhe Majk të mërkurën sjellin bashkëpunimin e shumë pritur

Ermal Fejzullahu, Ghetto Geasy dhe Majk të mërkurën sjellin bashkëpunimin e shumë pritur

Një numër i artistëve kanë paralajmëruar bashkëpunime për sezonin veror, e në mesin e tyre janë edhe Getoar Selimit, Majk dhe Ermal Fejzullahut, shkruan Insajderi.

Se tre artistët do të vinë në bashkëpunim në mes vete, këtë e ka bërë të ditur Ermali, para disa ditësh në një intervistë televizive, gjersa ka shtuar se kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Të njëjtit kanë njoftuar përmes Instagramit, se projekti i tyre i përbashkët do të lansohet më 12 maj (e mërkurë).

Megjithëse kënga është realizuar më parë, ky duet i këngëtarëve të njohur ishte shtyrë për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit./Insajderi.com