Ermal Fejzullahu ka një spa të tërë brenda shtëpisë së tij

Ermal Fejzullahu ka një spa të tërë brenda shtëpisë së tij

Atë moment që Ermal Fejzullahu të ndihet i tendosur ose të ketë nevojë për pak relaksim, nuk ka pse të kërkojë qetësi më larg se shtëpia e tij.

Në disa postimë në llogarinë e tij në Instagram, ai na prezantoi me atë që dukej një qendër e kompletuar e spa, njofton Insajderi.

Video e parë tregon pamje brenda zonës çlodhëse në shtëpi ku shihet një sauna e gjitha e veshur me drunj. Këngëtari ecën pak për tu drejtuar në një tjetër dhomë ku shihet një vaskë xhakuzi e vendosur përballë një televizori.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkruan këngëtari për të përshkuar ambientin e ngrohtë, relaksues me ndriqim të zbehtë.

Videoja tjetër, na tregon pamje brenda saunës, të cilën në ato momente këngëtari po e bënte gati për pak momente djersitjeje qetësuese. /Insajderi.com