Ermal Fejzullahu: Kur po ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti

Ermal Fejzullahu: Kur po ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, është mjaft i dashur me fansat e tij në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai u dha mundësinë ndjekësve që t’i parashtrojnë atij pyetje në ‘InstaStory’, dhe më pas do të iu përgjigjej vetë ai.

Njëri nga fansat e kishte pyetur këngëtarin se “Pse nuk ngrihet tash në protesta sepse mjaft kanë qëndruar mbyllur, ndërsa për zgjedhje virusi u zhduk”.

Përgjigjja e Ermalit ishte në njëfarë forme thumbuese për politikanët, të cilët mbajtën tubime me njerëz gjatë pandemisë.

“Kur po ishte në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti”, ka shkruar këngëtari Fejzullahu.

Ashtu si shumë kolegë të tij, edhe Fejzullahu ka më shumë se një vit që nuk mban fare koncerte apo dasma, shkaku i masave për virusin COVID-19.

Sidoqoftë, ai nuk ka munguar për nga ana e hiteve të reja muzikore, duke sjellë herë pas here këngë të reja për fansat e tij./Insajderi.com