Ermal Fejzullahu rrëfen se si në një koncert iu ofrua drogë si pagesë në vend të parave

Ermal Fejzullahu rrëfen se si në një koncert iu ofrua drogë si pagesë në vend të parave

Gjithnjë në udhëtim dhe turne të ndryshme muzikore në shumë vende të botës, artistët pa dyshim që kanë disa histori të pazakonta dhe qesharake për të treguar.

I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio”, Ermali foli për një koncert, që e veçon nga të tjerët. Jo sepse është paguar shumë, por sepse i është ofruar “të paguhej” me drogë.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, e bashkë me Ermalin ishte edhe Sinan Hoxha.

“Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha ‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’. Ne nuk e morëm vesh por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë, e dini ju me çfarë (kokainë)”, tha këngëtari duke qeshur. /Insajderi.com