
Njësia Speciale e Policisë Kosovës këto ditë po mbikëqyr situatën në veri për masën e reciprocitetit të targave ndaj Serbisë të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Reagimet kanë qenë të shumtë edhe nga figurat e njohura të ekranit të cilët po ndjehen krenar me pjesëtarët e Policisë Kosovë dhe nga puna e tyre e palodhshme.
Së fundmi ka reaguar edhe Ermal Fejzullahu i cili ka publikuar një fotografi të një pjese të tyre, derisa ka treguar se sa krenar është me ta.
Ai e ka shoqëruar fotografinë më disa emoja të forcës ku tregojnë besimin që ka në policinë.
Vendimi për masën e reciprocitetit hyri në fuqi me datë 20 shtator, ky të gjitha veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë duhet të vendosin targat e përkohshme RKS.
Në lidhje më këtë janë duke protestuar disa serbë, por situate konsiderohet e qetë./Insajderi.com