Ermal Mamaqi i kthehet me ulërima kamerierit, e gjitha kapet në kamerë – çfarë ndodhi?

Ermal Mamaqi i kthehet me ulërima kamerierit, e gjitha kapet në kamerë – çfarë ndodhi?

Ermal Mamaqi nuk mundi të fshehë natyrën e tij hokatare as kur nëna e tij ka ditëlindjen dhe e gjithë familja janë bërë bashkë për të festuar në një darkë.

Komediani ka ndarë një video në llogarinë e tij në Instagram, e cila në shikim të parë nuk duket gjë.

Është një moment që ai thërret personin që po i shërbente dhe i kthehet shumë i shqetësuar.

“A është në rregull kjo? A është në rregull e gjithë kjo?” e pyet ai kamerierin, i cili me qetësinë më të madhe ia kthen, “Besoj që është, dua ta di çfarë ndodhi, e ta them nëse është”.

E teksa në sekondat e para të videos do mendoni skenarin më të keq, ashtu si edhe njerëzit e tjerë prezent në lokal, në fakt nuk është.

Atmosfera ndërron në momentin që ulërimat e tij kthehen në komplimente për shërbimin e tij gjatë mbrëmjes që e bëri edhe më të veçantë darkën e tyre familjare.

Më poshtë videoja e plotë që Mamaqi publikoi në llogarinë e tij në Instagram.

Në postimin e tij, komediani shfrytëzon edhe një herë rastin që të falënderojë kamerierin duke e përmbyllur me një frazë të autorit amerikan, Tony Robbins: “Mund hash një drekë ose mund të krijosh një magji”. /Insajderi.com