Ermal Mamaqi i kundërpërgjigjet blogeres së famshme që e bëri ‘horë në botë’: Ajo ishte me të meta mendore

Ermal Mamaqi i kundërpërgjigjet blogeres së famshme që e bëri ‘horë në botë’: Ajo ishte me të meta mendore

Dyshja, Alayne dhe Nass, që të dy këta bloger të famshëm, patën bërë bujën kur kishin shkuar në emisionin e Ermal Mamaqit për intervistë me rastin e vizitës së tyre në Shqipëri.

Por, buja kryesore kishte ndodhur për shkakun se Alayne kishte qarë në emision, sepse i ishte dukur shumë seksit kur Ermali e futi Kejvinën në studio.

SHIKO EDHE > Ermal Mamaqi me Xhodën në “Review”, eskalojnë kur flasin për yjet e estradës shqiptare

E këtë të shtune, Mamaqi duket të ketë gjetur kohën e duhur për t’i kthyer përgjigje kësaj të fundit, duke e quajtur madje edhe si person me të meta mendore.

Në emisionin “Review” ai ka qenë pjesë e rubrikës “Titujt e Portaleve” ku ka komentuar disa nga shkrimet për të, e një prej tyre edhe me rastin e tij me blogeren, Alyne.

Yes! E di, është ajo e dashura e këtij, Nassit që na nxori si njerëz të degjeneruar, por, po, ajo ishte kështu si…not stable (me të meta mendore),” – ka qenë komenti që ka dhënë Mamaqi.

“Review” është prodhim i Gazetës Insajderi i cili transmetohet çdo të shtunë në TV Dukagjini nga ora 20:10.

Emisionin e plotë mund ta gjeni edhe në kanalin zyrtar të “Review” në GjirafaVideo dhe në YouTube.

/ © Insajderi /