Komediani, Ermal Mamaqi nuk e sheh fort besnik audiencën shqiptare në krahasim me atë të Kosovës, ndonëse karrierën e ka nisur pikërisht në Shqipëri.
Ai sonte ka qenë i ftuar në emisionin “Review me Nora Haxhën” ku ka folur rreth premierës së filmit të tij të ri “I love Tropoja” që do të shfaqet nëpër kinematë e Kosovës, shkruan Insajderi.
Mamaqi është shprehur tejet falënderues për besnikërinë e audiencës nga Kosova të cilët, siç thotë ai, nuk e kanë zhgënjyer asnjëherë.
Emisioni “Review” është prodhim i Gazetës Insajderi i cili transmetohet çdo të shtunë në TV Dukagjini nga ora 20:10.
Emisionin e plotë mund ta gjeni edhe në kanalin zyrtar të “Review” në GjirafaVideo dhe në YouTube.
/ © Insajderi /