Ermal Mamaqi ‘shet sukses’ me paketën njëvjeçare prej 24 mijë eurosh?

Ermal Mamaqi ‘shet sukses’ me paketën njëvjeçare prej 24 mijë eurosh?

Aktori i humorit dhe moderatori Ermal Mamaqi, që së fundmi ka provuar edhe veten si producent në dy filmat shqiptarë “2 Gisht Mjaltë” dhe “I Love Tropoja”, tani është prezantuar edhe si trajner jete.

Një trajner i jetës është një lloj profesionist i shëndetit që i ndihmon njerëzit të bëjnë përparim në jetën e tyre në mënyrë që të arrijnë përmbushje më të madhe. Ata ndihmojnë klientët e tyre në përmirësimin e marrëdhënieve, karrierës dhe jetës së tyre të përditshme.

Gjithsesi, në media shqiptare ka qarkulluar kjo paketë ku përfshin pikat të cilat i ofron në çmimin prej 24 mijë eurosh, njofton Insajderi.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari kosovar, Berat Buzhala duke ironizuar me ‘paketën e suksesit’.

Gjatë ditës së sotme, ka reaguar edhe vetë Ermal Mamaqi me një postim në llogarinë e tij në Instagram duke hedhur poshtë zërat se paketa kushton dhjetëra mijëra euro.

“JOQ “gënjen”. Unë nuk shes veten. Unë shes men”, shkruan Mamaqi në postimin e tij. Teksa në fotografinë e dytë ai ndanë edhe çmimin real të paketës.

Çmimi special i paketës që përfshin 17 pika, nga çmimi fillestar 39,910 euro ka rënë në 7,890 euro.

Me shtimin e TVSH-së, çmimi i saj arrin në 9,470 euro. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)