fbpx

Ermal Mamaqi zbulon fitimet marramendëse nga filmi “2 Gisht Mjaltë”

Ermal Mamaqi zbulon fitimet marramendëse nga filmi “2 Gisht Mjaltë”

Ermal Mamaqi ka premtuar se filmi i tij i fundit “Dy Gisht Mjaltë” do të transmetohet në të gjithë SHBA-në.

Në një intervistë për median prestigjioze “CINEUROPA”, moderatori Ermal Mamaqi i cili është aktor dhe producent i filmi,t ka thënë se së shpejti filmin do e shohim në kinematë e Amerikës.

Ermali u shpreh se filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro dhe se buxheti i tij ishte 300 mijë euro.

“Filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro në kinema dhe në muajin e parë shitëm 250 mijë bileta. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro. Gjysmat e parave ishin të miat dhe gjysmat e sponsorëve”.

Moderatori tregoi se në fillim druhej për ecurinë e filmit, dhe nëse do t’i merrte paratë të cilat i kishte shpenzuar:

“Në fillim kisha frikë nëse do mund t’i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi. Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar”, u shpreh Ermal Mamaqi për “CINEUROPA”

“2 gisht mjaltë” së shpejti do jepet në Angli, Itali, Greqi dhe Amerikë, ndërsa aktualisht filmi ka pushtuar kinematë e Austrisë dhe Gjermanisë.