Ermal Mamaqi zbulon talljet që i bën Elvana në biseda private online

Ermal Mamaqi zbulon talljet që i bën Elvana në biseda private online

A mund të jemi shokë të mirë nëse nuk tallim njëri tjetrin nganjëherë? Shoqëritë më të mira janë ato që arrijnë të balansojnë talljen, besnikërinë dhe përkrahjen.

E gjithsesi, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi, gëzojnë një shoqëri që shkon përtej industrisë që i bashkon.

Përvec muzikës, Elvana ka shprehur edhe një sens të hollë humori në intervistat që realizon, skeçet në emisione të ndryshme apo edhe tek roli që ka luajtur tek “2 Gisht Mjaltë”.

Ironinë e Elvanës mund ta shohim edhe në një prej mesazheve që i ka dërguar së fundmi Ermal Mamaqit në Instagram, e që ky i fundit e publikoi në llogarinë e tij në Instagram, që të gjithë ndjekësit ta shihnin.

Duke ju përgjigjur një videoje të Ermalit ku dukej ai vetë, djali i tij Joeli dhe qeni i familjes, Elvana shkruan: “Sa i mirë o zot! Joeli si Ami, qeni si ty.”

Me shaka, mesazhin e Elvanës, Ermali e quan si skandaloz dhe bullizëm nga ana e këngëtares. Mirëpo, të jemi të sinqertë, një person si Elvana ose kemi për shok, ose jemi shoku i tillë./ Insajderi.com