Ermal Meta mes tre finalistëve – kush u shpall fitues në Sanremo 2021?

Ermal Meta mes tre finalistëve – kush u shpall fitues në Sanremo 2021?

Edicioni i 71-të i Festivalit të Muzikës Sanremo ka marrë fund: grupi rock Måneskin fitoi kurorën dhe leoncino tradicionale – luani i vogël i artë që i dhurohet fituesit, njofton Insajderi.

Kuarteti i nisur nga X Factor Italia menjëherë tërhoqi vëmendjen e audiencës me shfaqjet elektrizuese të hyrjes së tyre të fuqishme “Zitti e buoni”, por ata nuk ishin në podium në renditjen provizore – ku kryesonte këngëtari shqiptar, Ermal Meta – mirëpo fituan falë mbështetjes së televotimit.

Por, a do ta përfaqësojë Måneskin Italinë në Eurovizion në Roterdam? Konfirmimi duhet të arrijë në orët e ardhshme, gjatë konferencës tradicionale për shtyp që zakonisht ndjek finalen.

Në rast se ata refuzojnë, RAI do të zgjedhë brenda një tjetër nga 25 këngëtarët në konkurs, pavarësisht nga renditja e tyre përfundimtare.

Nga televotimit, Ermal Meta më këngën “Un milione di cose da dirti”, zuri vendin e tretë. /Insajderi.com