Ermali dhe Ariana Fejzullahu i gëzohen veturave të reja, të cilat bashkë kushtojnë afro 200-mijë euro

Ermali dhe Ariana Fejzullahu i gëzohen veturave të reja, të cilat bashkë kushtojnë afro 200-mijë euro

Ermal dhe Ariana Fejzullahu tashmë të dy janë bërë me vetura të reja.

Ishte Ermali ai i cili ditë më parë publikoi video teksa i kishte bërë dhuratë Arianës veturën e tipit “Range Rover”.

Çmimi i veturës së saj kap shifrën e afro 80 mijë eurove.

Por, përveç saj, këngëtari ka vendosur që t’i bëjë dhuratë edhe vetes një veturë të tipit “Range Rover Sport”, ku ka ndarë dhe pamje të saj në Instagram.

Ermali ka përzgjedhur që dy veturat të kenë ngjyrën hiri, teksa ka publikuar dhe një video të Arianës gjatë vozitjes.

Edhe vetura e këngëtarit, kap shifrën e mbi 80 mijë euro.

Ndryshe, Ermali cilësohet si një ndër artistët që ndihmon shumë dhe njerëzit në nevojë, kujtojmë këtu rastin kur ai për tërmetin e 26 nëntorit dha 100 mijë euro për të dëmtuarit./GazetaBlic