Një prej autorëve më të njohur të televizionit në botë, Jimmy Kimmel, që para një viti ka filluar serinë e “kamerave të fshehura” me yjet e Hollywood-it, është parë të kopjet edhe nga një autor dhe prezantues i një emisioni në Shqipëri.
Dy nga “kamerat e fshehura” që janë bërë të famshme në “Jimmy Kimmel Show” janë ato me yjet e Rihanna dhe së fundmi Britney Spears.
Këtë e ka provuar edhe Ermal Mamaqi në emisionin e tij “Xing me Ermalin” që transmetohet në Klan.
Ermali e prezantoi storien “si diçka që nuk është parë asnjëherë në Shqipëri”.
Ai ka bërë një “kamerë të fshehur” këngëtares Bleona Qereti, duke i hyrë në dhomë në orën 3 të mëngjesit për t’i uruar kinse ditëlindjen.
Teksa në videot e Jimmy Kimmel vërehet profesionalizëm i lartë i realizimit të këtij formati, aktrimi i Belonës dhe Ermalit në këtë video lë për të dëshiruar. (minuta 19:33)
https://www.youtube.com/watch?v=BBhMwbq7oyQ