
Tayna ka qenë ndër të ftuarat më të bujshme të “Xing me Ermalin”.
Videoja në Youtube e intervistës me të është ndër më të klikuarat e sezonit, me mbi 800 mijë shikime.
Ermali, i cili sot la një koment sarkastik në foton të Tayna-s mbi një kolltuk, të postuar të enjten pasdite.
“Duket sikur kam ardhur nga Tropiku”, shkruan Tayna.
Megjithatë, moderatori ka një tjetër përshtypje për foton.
“Tayna, lal duhet të ulesh nga ana tjetër. Ajo e gjata aty përpallë është mbështetësja. Këto dy anash janë për duart. Atë poshtë e ke ok, domethënë aty e ke gjet, se për t’u ulur është”, shkruajti ai me një ikonë të qeshurash me lot.
Ajo i ktheu një përgjigje akoma më sarkastike duke iu referuar filmit të tij të fundit, “Dy Gisht Mjaltë”.
“Ermal Mamaqi lal, edhe titullin “2 gishta mjaltë” s’e kemi kuptu, por prapë na pëlqej filmi. Thjesht shijo pamjen.”