Eros Grezda rrëfen për herë të parë ndarjen nga Oriola Marashi

Eros Grezda rrëfen për herë të parë ndarjen nga Oriola Marashi

Lidhja e tyre bëri bujë të madhe në media po aq sa ndarja.

Bëhet fjalë për modelen Oriola Marshi dhe fotbollistin, Eros Grezda të ciët para disa javë i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Fillimisht dyshimet nisën pasi ata të dy nuk ndiqeshin më në rrjetin social “Instagram” dhe më vonë nuk munguan thumbat në rrjete sociale nga modelja.

“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ish në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budallaqe”, ka shkruar në postim modelja.

 

Edhe miqtë e dyshes konfirmuan se Oriola dhe Erosi ishin ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë.

Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.

Lajmin e ndarjes e ka konfirmuar së fundmi edhe Eros Grezda, në një intervistë për “Panorama Sport”, ku nuk i shpëtoi dot pyetjeve për modelen bukuroshe.

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj.

 

 

Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”, ka thënë ai.

“Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë.”- ka rrëfyer Grezda.

Në anën tjetër, Oriola është duke vazhduar profesionin e saj si model dhe bashkëpunimet e saj, ndërsa sa i përket ndarjes nuk është deklaruar ende./Insajderi.com