Është apo jo në një lidhje me Robert Berishën? Përgjigjet modelja italiane

Është apo jo në një lidhje me Robert Berishën? Përgjigjet modelja italiane

Modelja italiane, Maria Bove, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale e mediat rozë.

Kjo pasi u përfol për një lidhje të mundshme dashurie me këngëtarin kosovar Robert Berisha, pas publikimit të një videoje ku shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Modelja së fundmi iu ka dhënë fansave mundësinë që në rrjetin social Instagram t’i parashtrojnë pyetje.

Të shumta kanë qenë pyetjet rreth artistit shqiptar, pasi videoja e tyre u bë virale gjithandej.

“A jeni me Robert Berishën apo ishte vetëm një shaka?”, ka qenë një pyetje drejtuar modeles së famshme.

“Isha e sigurt se kjo do të ishte pyetja e parë. Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi së bashku”, është përgjigjur ajo.


Roberti vazhdon të jetë beqar, që pas ndarjes nga bashkëshortja Nora Istrefi ,me të cilën ka edhe një vajzë.