Meghan Trainor shfrytëzoi rastin për ditën e Shën Valentinit, të ndante lajmin se ka është bërë për herë të parë, njofton Insajderi.
Lajmin e ëmbël ajo e ndau me anë të një postimi në Instagram, duke shkruar se foshnja pritej të vinte në jetë me 14 shkurt, por erdhi më herët, me datë 8. Ajo dhe bashkëshorti, Daryl Sabara i lanë emrin Riley.
“Ky vogëlush i ëmbël do të vinte në jetë për Shën Valentin. Ne e takuam të hënën me datë 8 shkurt. Jemi ë dashuri”, shkruan ajo duke ndarë edhe një fotografi të të porsalindurit.
Cifti që sapo u bënë prindër u martuan në dhjetor të vitit 2018. /Insajderi.com
View this post on Instagram