
Dy vite më parë, Afërdita Dreshaj u martua me Jakub Kindl.
Këngëtarja i është përkushtuar në tërësi jetës private, ndërsa ka kohë që nuk ka qenë aktive në profesion.
Së fundi, Afërdita i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët e pyesnin rreth gjërave që iu interesonte të dinin rreth saj.
Një nga ndjekësit i shkruan “Cilën gjuhë do ua mësosh fëmijëve tuaj?”, ndërsa ajo habiti me përgjigjen.
“Definitivisht: anglisht, shqip dhe çekisht, dhe çfarëdo tjetër që ata dëshirojnë”, ka shkruar Afërdita.