“Është e trishtueshme ”, Mozzik zbulon çrregullimin nga i cili vuan prej kohësh

“Është e trishtueshme ”, Mozzik zbulon çrregullimin nga i cili vuan prej kohësh

Problemet me shëndetin mendor janë kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha për njerëzit në mbarë botën.

Listës së personazheve të famshëm që janë prekur nga këto shqetësime, i është shtuar edhe reperi nga Ferizaj, Mozzik.

Ai përmes disa postimeve në Instagram ka treguar se prej kohësh vuan nga ankthi që po kapë edhe atë.

Mozzik ka zbuluar se ai nuk ka mundur t’i shpëtojë këtij çrregullimi, që është bërë shumë shqetësues për miliona njerëz në mbarë botën dhe nuk po i lejonë ta shijojnë kohën.

“Është e trishtuar sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.

Kujtojmë që reperi është duke i vazhduar mbrëmjet muzikore duke grumbulluar numër të madhë të fansave.

Ai pamjet nga koncertet është duke i ndarë edhe më fansat e tij ku i mban të informuar për atmosferën që është krijuar./Insajderi.com