
Diçka që ende nuk ka ndodhur në as Oscar, po ndodh – për të dytën herë – në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, VMA, njofton Insajderi.
Tri gra janë të nominuara për rëgjinë më të mirë në MTV Video Music Awards të këtij viti, i cili do të prezantohet në 30 Gusht – Taylor Swift për “The Man”, Billie Eilish për “Xanny” dhe Hannah Lux Davis për “Say So. ”
Është hera e dytë në historinë 37-vjeçare të VMAs që tre gra janë nominuar në këtë kategori në të njëjtin vit – dhe është hera e parë që të nominuarat nuk kanë asnjë bashkëpunëtor burrë.