Këngëtarja, tani fotografja e njohur Rezarta Shkurta është e martuar me Ermal Hoxhën, nipin e ish-dikatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha, njofton Insajderi.
Gjithmonë në mbështetje të familjes së bashkëshortit të saj, Rezarta Shkurta është përballur shpesh me kritika pas publikimeve për Nexhmije Hoxhën, dhe diktatorin Enver Hoxha.
Megjithatë, Shkurta nuk i ka ndalur postimet apo dedikimet e herëpashershme për ta.
E tani së fundmi ajo shpërndau në rrjetin e saj social instagram, një letër dedikim për ish-diktatorin, autorin e së cilës, Shkurta nuk e bëri publik.
Pas përfundimit të kësaj letre, këngëtarja shkruan “kaq kisha”, si për të dëshmuar se sa dakord është ajo me shkrimin.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë. /Insajderi.com