Është milionere, por shikoni si fotografohet Emina

Është milionere, por shikoni si fotografohet Emina

Ditët e fundit, modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj ka vizituar vendlindjen e saj në Mal të zi. Ajo ka publikuar vazhdimisht foto dhe video nga shtëpia e saj në Tuz dhe pamje nga vendi ku është rritur.

Së fundmi, Emina ka habitur të gjithë fansat teksa ka publikuar disa video dhe foto ku shihet duke bërë punë në shtëpinë e saj dhe duke shkulur qepë të njoma nga toka.

“Jeta e thjeshtë. Me babain tim duke zgjedhur dhe pastruar qepët e njoma për të bërë lakror”, ka shkruar modelja e njohur në postimin e saj. Ndërkohë në disa video të tjera ajo shihet duke mësuar të bijën se si të shkulë qepë. Siç duket ashtu si Emina edhe Ella po e shijonë shumë jetën në fshatë.