Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Gjira kishte ndarë lajmin e ëmbël se ajo është shtatzënë. Kjo njëherësh është edhe shtatzënia e dytë e artistes.
“Ky djalosh do të bëhet një vëlla i madh shumë shpejt”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotos së djalit të saj Mael.
E tani së fundmi me anë të një postimi në llogarinë e saj si duket na zbuloi edhe gjininë e foshnjës së saj. Po të ishim fort të vëmendshëm, ndoshta as nuk do e vërenim! E kjo është tipike e Gjirës, të ndajë jetën e saj private, kështu si tërthorazi pa ndonjë ‘bujë’ të madhe.
Në postimin e saj në Instagram ajo shihet teksa po ha një copë buke të thekur me ‘Argeta’ e si duket i është bërë neps i shtatzënisë – aq shumë sa “ vajzës po mendon t’i lë emrin Argeta”.
E në këtë kohë, kur të famshmit bëjnë një festë të madhe për zbulimin e gjinisë së foshnjës, Gjira zgjodhi një mënyrë më të thjeshtë e qesharake. /Insajderi.com