Është vetëm 7 vjeçe, vajza e Beyonces fiton çmimin e rëndësishëm si tekstshkruese

Është vetëm 7 vjeçe, vajza e Beyonces fiton çmimin e rëndësishëm si tekstshkruese

Blue Ivy Carter ka fituar një super çmim për kontributin e saj në këngën “Brown Skin Girl”.

Vajza  7-vjeçare e Jay-Z dhe Beyonce-s, fitoi çmimin e tekstshkruesit më të mirë, Ashford & Simpson për kolonën zanore të filmit “The Lion King: The Gift”.

Vokali i Blue Ivy është paraqitur gjithashtu në fillim dhe në fund të këngës.

Beyonce aktualisht është përfshirë në një betejë për markën tregtare mbi emrin e vajzës së saj.

Këngëtarja pohoi në dokumente gjyqësore se fëmija i saj është “ikonë kulturore”, kështu që ky çmim i fundit mund të ndihmojë çështjen e saj.